Deputeti i PD-së, Flamur Noka së bashku me kolegë të tij janë përplasur me kordonin e policisë.
Pas mbërritjes në bashkinë Tiranë, protestuesit dhe deputetë janë përleshur me policinë.
Ata kanë nisur të gjuajnë drejt forcave policore dhe të hedhin molotivë drejt godinës.
Ndërkohë që të njëjtin skenar kanë ndjekur para kryeministrisë, para selisë së PS-së dhe para Ministrisë së Brendshme.