Protesta e opozitës, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj në Tiranë: Shmangni tubimet

Miks Albania

Ambasada amerikanë në Tiranë ka lëshuar një paralajmërin për qytetarët e saj në Shqipëri që lidhet me protestën e opozitës.

Në lajmërim përshkruhet itenerari i opozitës, në mënyrë që qytetarët të shmangin të tilla akse, ndërsa këshillohen të qëndrojë larg grumbullimeve.

Mesazhi për qytetarët e SHBA:

Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza

Data/Ora: E hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00

Ngjarja: Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për të ndërmarrë:

  • Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje
  • Monitoroni mediat lokale
  • Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
  • Mbani një profil të ulët
Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.