Fier/ Shkrumbohet në mes të rrugës kamioni

Miks News

Një kamion është përfshirë nga flakët në bypass- in e Fierit pranë Spitalit “Memorial”.

Sipas informacioneve, kamioni ishte pa ngarkesë, dhe ka marrë flakë në ecje.

Ndërkaq sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar, pasi shoferi i automjetit sapo ka pikasur zjarrin ka dalë menjëherë nga kamioni.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për të mundësuar shuarjen e flakëve

Ende nuk dihet saktësisht shkaku që shkaktoi zjarrin, por paraprakisht dyshohet për një defekt teknik.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.