Dhimbjet e nervit shiatik vijnë në trajtat e një agonie të vërtetë. Problemet me nevin shiatik zakonisht kanë si pikënisje hernien diskale, që shkakton kompresim dhe inflamacion të shpinës.
Shpesh lëndimet si pasojë e ngritjes së peshave të rënda nxisin dhimbjet e nervit shiatik. Sipas të dhënave, faktorë të tjerë rreziku janë: mbipesha, ndryshimet në shtyllën kurrizore, jeta pasive dhe qëndrimi ulur për shumë kohë. Nervi shiatik dhe dhimbjet e tij kryesisht trajtohen me ndihmë mjekësore, por krahas tyre, ekspertët rekomandojnë edhe disa kura natyrale terapeutike.
Trajtimet kundër dhimbjes së nervit shiatik trajtohen me medikamente kundër inflamacionit dhe për qetësimin e muskujve.
Qepa
Qepa mund të mos ketë një aromë të këndshme, por përbërësit e saj luftojnë inflamacionin dhe e zbusin irritimin e shkaktuar tek nervi shiatik. Masazhojeni zonën e dhimbjes me pjesën e brendshme të gjysmës së qepës duke formuar lëvizje rrethore për 10 minuta. Këtë masazh duhet ta bëni dy herë në ditë.
Gjethet E Lakrës
Sipas informacioneve, vlerat terapeutike të lakrës janë funksionale edhe kundër simptomave të nervit shiatik. Ngrohni disa gjethe lakre dhe vendosini në zonën e dhimbjes. Mbajini për 10 minuta dhe nëse është e nevojshme përsëriteni këtë dy herë në ditë.
Vaji I Xhenxhefilit
Vaji esencial i xhenxhefilit lufton inflamacionin. Kur aplikohet në lëkurë, ai shkakton një ndjesi nxehtësie që e mposht dhimbjen. Hidhni pak vaj në pëllëmbët e dorës dhe masazhonin zonën që ju dhëmb. Masazhi duhet të zgjasë 8 deri në 10 minuta. Këtë masazh duhet ta bëni çdo ditë deri sa dhimbja të largohet.
Hudhra
Hudhra përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon dhimbjen. Hani një thelpi hudhër esëll në mëngjes dhe përpara se të bini për të fjetur.
Vaji Esencial I Lules Menekshe
Ky vaj përdoret kundër disa lloje dhimbjesh. Ai aplikohet në lëkurë dhe falë masazhit përmirëson qarkullimin e gjakut. Masazhi me këtë vaj efikas duhet të zgjasë 10-15 minuta. Ai nuk duhet të jetë i fortë dhe duhet përsëritur dy herë në ditë. Përveç kurave natyrale, njerëzit që vuajnë nga nervi shiatik duhet të shmangin lëvizjet intensive që mund të përkeqësojnë situatën.