Ilir Proda emërohet zyrtarisht Drejtor i Policisë së Shtetit

Miks News

Ilir Proda është emëruar zyrtarisht Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama dhe u bë i ditur publikisht nga ministri i Brendshëm pas mbledhjes së qeverisë.

Ilir Proda u propozua për drejtor të Policisë së Shtetit nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ditën e hënë më 30 Shtator 2024. Propozimi ju dërgua Kryeministrit për të vendosur firmën përfundimtare.

Ilir Proda 41 vjeç u zgjodh nga lista mes 5 kandidatëve me pikët më të larta që ishin në garë për kryepolic.

Proda do të pasojë në këtë detyrën Muhamet Rrumbullakun.

Ilir Proda ka një karrierë 19-vjeçare në Policinë e Shtetit. Në vitin 2002 ai nisi studimet në Akademinë e Sigurisë, deri në vitin 2005, kohë kur u emërua specialist pranë Komisariatit 3 në Tiranë, ku qëndroi për 6 vite. Më pas karriera e tij ka vijuar në disa komisariate, struktura hetimore dhe disa drejtori qarqesh.

Në to ka shërbyer si specialist, shef komisariati apo zëvendësdrejtor. Pozicion që e ka mbajtur deri në Mars të 2023, kur u emërua në krye të Policisë së Elbasanit. Kjo ishte hera e parë pas ndryshimeve ligjore që kreu i Policisë së Shtetit u zgjodh me garë të hapur.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.