SARANDË – Një vajzë 3-vjeçare është aksidentuar ditën e sotme nga babai i saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brosh.
Sipas burimeve policore të Sarandës mësohet se babai i 3 vjeçares, I.L, me mjetin e tij Benz, duke bërë manovër për t’u futur te porta e oborrit të banesës së tij aksidentalisht ka goditur vajzën e tij 3- vjeçare.
Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë u konstatua se vajza ka pësuar dëmtime në organet e brendshme dhe në mushkri, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë babai i vajzës, do të ndiqet në gjendje të lirë.