Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbërritur në Kadhimiya, Irak, ku do të mbahet edhe funerali i tij.
Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror nga Izraeli.
Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.
Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.