Anët e errëta të partnerit tuaj sipas shenjës së tij astrologjike!

Personi që keni në krah mund t’u bëjë të ëndërroni, te kaloni momente te bukura dhe entuziaste, por ka edhe çaste kur nuk arrini dot ta njihni. Ai mund te behet i pakëndshëm, bezdisës dhe i padurueshëm. Kjo është një arsye pse duhet ta njihni edhe anët e errëta te tij para se te filloni një lidhje apo për te mësuar si ta menaxhoni çdo situate. Zbuloni defektet e secilit.

Dashi

Nëse partneri juaj është dash shpesh do ndiheni te përkëdhelur, ai do ju dhuroje lule dhe do ju fale dashuri e vëmendje. Vetëm se ne disa raste ai do jete tejet krenar, egoist dhe manipulues. Një partner i shenjës se dashit mund t’ju beje te mendoni se nuk mund te jetoje larg jush, kur ndërkohë ka edhe vajza te tjera. Mos i besoni asnjëherë nëse nuk doni të vuani.

Demi

Shenja e demit do e bëjë partnerin tuaj disi mbrojtës dhe të përgjegjshëm. Ai madje edhe do ju inkurajojë në projektet që do nisni. Megjithatë, xhelozia dhe posesiviteti shpesh mund te bëhen mbytëse. Edhe impulsivitëti i tij është i padurueshëm. Partnerët dema nuk reflektojnë para se të veprojnë kështu që do ju duhet durim për t’ia kaluar mirë.

Binjakët

Partneri juaj është i shenjës së binjakëve? Ju me siguri nuk do iu rezistoni dot fjalëve të tij të bukura dhe mënyrës sesi iu josh, por mirë është të tregoheni mosbesues. Ai është i aftë të përshtatet me çdo lloj situate dhe ta kthejë në favor të tij. Personat e shenjës së binjakëve janë edhe materialiste dhe sipërfaqësorë.

Gaforrja

Nëse partneri juaj është i shenjës së gaforres, ai duket i adhurueshëm dhe bujar në pamjen e parë, por nga ana tjetër është kapricoz, lunatik dhe vështirë se mund të durosh dot gjatë pranë tij. Shenjë astrologjike e bën të papërgjegjshëm dhe të papjekur.

Luani

Partneri juaj luan është shumë pasionant dhe investon për një lidhje te mirë. Megjithatë duke qenë mbreti i Xhunglës, ai adhuron të jetë mbi të tjerët, të kontrollojë gjithçka dhe te fitojë me çdo kusht. Nëse doni të jetoni me një luan duhet te dini të mësoni të përshtateni me një mashkull arrogant dhe autoritar.

Virgjëresha

Partneri juaj është romantik dhe i këndshëm, por shenja e tij astrologjike e bën maniak të pastërtisë, të fiksuar pas kontrollit dhe shumë nervoz.

Peshorja

Një mashkull i shenjës së peshores është pasioant, bujar, besnik dhe nuk e duron dot xhelozinë. Megjithatë edhe ai ka anët e tij të errëta. Pavendosmëria është një prej tyre që e bën të mendohet shumë gjatë për të marrë një vendim te çfarëdoshëm.

Akrepi

Nëse dilni me një akrep, duhet ta keni kuptuar sesa i përkujdesur, i adhurueshëm dhe pasionant është ai. Nga ana tjetër një mashkull i kësaj shenjë mund të bëhet edhe misterioz dhe hipokrit. Ai është shumë joshës dhe asnjëherë nuk ngopet. Tradhtitë për të janë si buka që hahet.

Shigjetari

Partneri juaj njihet për bujarinë, shpirtin e hapur dhe optimizmin. Megjithatë ai nuk ka shumë besim tek vetja dhe nuk arrin dot t’i shprehë si duhet idetë që ka në kokë.

Bricjapi

Mashkulli bricjap është i vendosur dhe ka besim në vetvete. Megjithatë ai e mbivlerëson veten dhe kjo e bën të ndihet mbi gjithë të tjerët. Ndonjëherë ai mund të bëhet i ashpër, i mërzitshëm dhe depresiv.

Ujori

Partneri juaj është padyshim tolerant dhe i kuptueshëm, por i mungon romantizmi dhe vullneti për t’u angazhuar seriozisht. Ai ka gjithë kohës nevojë për liri dhe i shmang formalitetet.

Peshqit

Ju që keni pranë një mashkull peshk jeni ndër më fatlumët. Këta persona janë romantikë, të devotshëm dhe sentimentalistë. Problemi më i madh i tyre është vështirësia për t’u shprehur dhe mungesa e organizimit. Ata janë gjithashtu të ndjeshëm dhe lëndohen lehtësisht.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.