Goditi me shuplakë një nxënës, procedohet penalisht mësuesi në Elbasan

Miks Albania

Policia e Elbasanit ka nisur procrdimin penal për një mësues, pasi ka goditur me shuplakë një nxënës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Mollas, ku 40-vjeçari ka goditur një nxënës të klasës së 7-të.

“Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. C., 40 vjeç, mësues në shkollën e fshatit Mollas, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë, një nxënës të klasës së shtatë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.