Presidenti i KiE: E ardhmja, më e begatë me Ballkanin Perëndimor në BE

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh para samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor se sot do të nënshkruajnë një marrëveshje për tarifat roaming dhe po ashtu konfirmoi mbështetjen që do t’i jepet Ballkanit Perënndimor për krizën energjitke.

Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e fëmijëve tanë do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor, pjesë të Europës.

“Ky do jetë një takim i rëndësishëm, simbolik. Është hera e parë që mbahet këtu, në një vend jo-anëtar. Jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurt me përpjekjet tona. Sot do të nënshkruam marrëveshjen për tarifat roaming. Lehtësim për bizneset, qytetarët, turizmi. Kriza energjetike do të jetë çështja tjetër. Është emocionuese të jesh këtu.  E ardhmja e Europës, është e ardhmja e fëmijëve tanë, do të jetë më sigurt me Ballkanin Perëndimor. Afrimi me rajonin është i rëndësishëm për ne”- tha Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.