Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin e Dibrës pasditen e kësaj të marte.
Një 16-vjeçar ka përplasur me makinë një fëmijë të mitur dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Bëhet me dije se 16-vjeçari është kapur dhe është shoqëruar në Komisariat, ndërsa fëmija i mitur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur rreth orës 18.00, në lagjen Kamen, ku u përplas një fëmijë i mitur, shërbimet e Policisë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit A.K., 16 vjeç.
Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje”, thuhet në njoftim.