Një tjetër plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrethin e Shkdorës.
Raportohet se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në njësinë Rrethina të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golem, ndërkohë që policia është nisur drejt vendngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.