Një 41-vjeçar, banues në Itali ka humbur jetën ditën e sotme rreth orës 17:59 në plazhin e Delisufit.
Sipas policisë, shtetasi F.S, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit.