Fredi Beleri mbërrin në Gjykatë me pranga në duar, kërkon lirim me kusht 

Miks Albania

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier është paraqitur sërish Fredi Beleri, i cili kërkon lirimin me kusht. Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. 

Mësohet se Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.  

Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën. 

Fredi Beleri, i cili tashmë mban mandatin e eurodeputetit, është dënuar me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.