Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Kodër të Tepelenës, në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet.
Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete.
Në një prej mjeteve udhëtonte një familje shqiptare, në mjetin tjetër një familje polake dhe në të tretin një familje franceze.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar rëndë pjesëtaret e familjes franceze, 3 fëmijë dhe nëna e tyre të cilët u dërguan me urgjence në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës si dhe pjesëtarë të familjes polake me gërvishtje të lehta.
Nga rezultatet fillestare të hulumtuara nga policia rrugore, bëhet e ditur se automjeti tip Ford i drejtuar nga shtetasi polak ka goditur automjetin tip Volksvagen të marrë me qira nga familja franceze në Tiranë.
E më pas ka përfunduar me përplasjen me automjetin tip Mercedez Benz drejtuar nga një banor i zonës.
Sakaq, nga informacionet e para mësohet se familja nga Polonia dhe ajo nga Franca, kishin mbërritur në vendin tonë për pushime.