Metoda e re në kontrabandën e emigrantëve. Ekipet u mahnitën kur panë skemën.

Miks Albania

Pesë emigrantë rrezikuan jetën për të ikur në Evropë duke u fshehur në një ndarje të krijuar posaçërisht nën shtratin e ngarkesave të kamionit në Edirne, Turqi!

Trafikanti Maqedonas i qenieve njerëzore kishte gjetur një metodë aspak të zakonshme që t’i kontrabandonte jashtë vendit, duke i habitur të gjithë ekipet që kryen operacionin.

Zyrtarët e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Kontrabandës për Mbrojtjen Doganore të Edirne Ipsala nisën të ndiqnin një furgon për dyshime. Në furgonin e drejtuar nga i dyshuari me iniciale D.A., i cili është me kombësi maqedonase dhe ka mbërritur në Portën Kufitare Ipsala në Edirne për të dalë në Greqi, është gjetur një ndarje e fshehur pikërisht poshtë hapësirës së ngarkesës së furgonit, e cila nuk vërehej në shikim të parë,e cila është bërë posaçërisht me përmasa 230 centimetra gjatësi, 130 cm gjerësi dhe 30 centimetra lartësi.

I dyshuari D.A., i cili si rezultat i operacionit të suksesshëm të kryer nga ekipet e mbrojtjes doganore është ndaluar për veprat penale “Kontrabandë dhe trafikim me emigrantë”, është arrestuar dhe pas procedurave të nevojshme do të dërgohet në burg. 5 emigrantë i janë dorëzuar Drejtorisë së Migracionit në Edirne për t’u kthyer në vendet e tyre pas procedurave.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.