Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh. T. Z Bajram Begaj, priti sot një delegacion nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone në Itali.
Në përbërje të të cilit ishin autoritete drejtuese si dhe figura të njohura për mbrojtjen e miniroteteve gjuhësore arbëreshe.
Biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu rolin thelbësr të komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar në Itali por dhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve italianë në Shqipëri në forcimin e marrëdhenieve mes dy shteteve dhe hapjen e perspektivave të reja.