Berti Kanushi 23-vjeç është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për vrasjen e 72-vjeçarit në Memaliaj Faik Hajdini.
Arrestimi i tij sipas policisë u bë në orën 3 të mëngjesit të kësaj të enjteje.
“Ne 20/ 8 u arrestuan në flagrancë skënder hajdini 71 vjeç për veprën penale vrasje me paramendim dhe përkrahje të autorit dhe Bledar Hajdini 43 vjec.
Në ndjekje të vazhdueshme në datën 22 në orën 3 të mëngjesit u arrestua Berti Kanushi 23 vjeç për vrasje me paramendim dhe Darovie Hajdini 64 vjeç për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Përkrahje të autorit””, tha drejtori i policisë Ardian Çipa.