Behgjet Pacolli, kandidat për të blerë Manchester United

Klubi anglez, Manchester United, prej disa ditësh është nxjerrë në shitje, me familjen Glazers, që janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat.

Për të blerë klubin anglez, janë përfolur shumë emra, teksa së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Behgjet Pacollit.

Sipas “Football Transfers”, ish-presidenti i Kosovës, është i interesuar për të blerë aksionet e Manchetser United.

Pacolli ka pasuri në vlerë neto prej 1 miliard euro, sipas “Forbes”, por ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm dhe të pasur si në Kremlin ashtu edhe në Uashington, vazhdon shkrimi i “Football Transfers”.

Gjithçka është në kuadrin e thashethemeve, teksa diçka e tillë nuk është njoftuar zyrtarisht nga Pacolli.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.