Nën hetim dy mjeke të spitalit të Korçës pas vdekjes së një 61-vjeçareje! Familjarët i akuzojnë për neglizhencë

Dy mjeke të spitali të Korçës kanë përfunduar në Prokurori, pasi u kallëzuan nga familjarët e një 61-vjeçareje e cila ndërroi jetë dy ditë më parë, si pasojë e një arresti kardiak.

Sipas familjarëve, dy mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares.

“Po nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet  në Prokurori për vlerësim  për shtetaset A. D.,  dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi:  Familjarët e një  61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket  kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares”, njofton policia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.