Një zjarr i madh i shpërthyer pasditen e të dielës në verilindje të Athinës, po përparon me ritme të shpejta. Flakët e zjarrit të favorizuara nga era kanë dalë ditën e sotme jashtë kontrollit duke iu drejtuar banesave, duke djegur shtëpi, biznese dhe shkolla.
Për këtë situatë kaotike në shtetin helen, ka reaguar presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Përmes një postimi në platformën X, Von Der Leyen shprehet se BE është pranë Greqisë në këtë luftë me zjarret shkatërruese.
Presidentja e Komisionit Europian bën me dije gjithashtu se BE po dërgon dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca.
Ndërkohë sipas presidentes janë vendosur edhe zjarrfikës nga Çekia dhe Rumania
Postimi i plotë:
“Ne qëndrojmë pranë Greqisë ndërsa lufton me zjarret shkatërruese.”
“BE po dërgon mbështetje nga flota rescEU: dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca. Gjithashtu, janë duke u vendosur zjarrfikëse nga Çekia dhe Rumania. Ky është Solidariteti i BE-së në veprim”, u shpreh ajo.