Plagosën rëndë me thikë 41-vjeçarin, tre të arrestuar në Tiranë

Një 41-vjeçar është plagosur rëndë nga tre persona në kryeqytet. Policia njofton se tre të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me thikë 41-vjeçarin.

Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja është regjistruar në Në rrugën “Ramazan Gaxherri”, ndërsa bëhet e ditur se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.

“B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Në rrugën “Ramazan Gaxherri”, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.