Hodhi të atin nga shkallët pasi i vrau të ëmën me sëpatë, ja kush është 40-vjeçari

Miks Albania

Ky është Klement Islami, 40-vjeçari që hodhi babain e tij nga shkallët duke i shkaktuar vdekjes, pasi ky i fundit i vrau të ëmën me sëpatë.

Kujtojmë se krimi në familje ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës të Konispolit, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë Huso Islami, 69 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeç.

Më pas ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës.

Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Më pas djali i familjes është shoqëruar në polici nga uniformat blu.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.