Rikthehet në Shqipëri virusi “Ethet e Nilit”/ ISHP: 3 viktima dhe 17 të infektuar

Miks Albania

Rikthehet në Shqipëri virusi “Ethet e Nilit”.

Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar për 17 raste infektimesh ndërsa 3 persona kanë humbur jetën. Sipas ISHP-së, viktimat kanë qenë të moshave nga 60 deri në 70 dhe vuanin nga sëmundje kronike.

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë.

Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht.

Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.

Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk manifestojnë simptoma.

Kur manifestohen simptomat ato janë shumë të ngjashme me gripin.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.