Himara voton sot për kryebashkiakun e ri, Tavo dhe Gjikuria në garë

Miks Albania

Për të dytën herë brenda një viti himariotët thirren për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Procesi zgjedhor tashmë ka nisur dhe qytetarët kanë shkuar të votojnë.

Në garën për të parin e qytetit bregdetar janë dy kandidatë, të dy nga minoriteti grek, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria, i koalicionit “Bashkë Fitojmë” udhëhequr nga Sali Berisha.

Fushata zgjedhore u zhvillua e qetë dhe i vetmi denoncim për parregullsi erdhi nga opozita. Ajo pretendon se përgjatë një viti është rritur numri i popullatës së Himarës me votues të Partisë Socialiste dhe për këtë arsye i është drejtuar organeve përgjegjëse.

Himara u kthye në qendër të vëmndjes pas arrestimit të Fredi Belerit. Dy dita para vendore te majit të një viti më parë kandidati i opozitës u arrestua dhe më pas u dënua me dy vite nga gjykata speciale për veprën korrupsion në zgjedhje.

Fredi Beleri i fitoi zgjedhjet me nje rezultat të ngushtë prej 19 votash por nuk u ul asnjëherë në karrigen e kryebashkiakut. Të gjitha shkallët e drejtësisë ia rrëzun kërkesat për leje për tu betuar.

Pas dënimit me vendim të formës së prerë nga gjykata speciale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli pavlefshmërinë e mandatit të fituar nga Fredi Beleri.

4 gushti u përcaktuar nga presidenti Bajram Begaj si dita që pritet t’i japë fund drejtimit të bashkisë së Himarës.

Në harkun e 15 muajve ajo ndryshoi tre krybashkiakë në detyrë, Jorgo Goro u arrestua nga SPAK, Blerina Bala dha dorëhqjen dhe kryetari i aktual Arqile Bollano është nën hetim nga SPAK.

Arrestimi dhe burgosja  e Fredi Belerit u bë shkak i ngrirjes së marrëdhënieve mes Shqiperise dhe Greqise aq sa kjo e fundit vazhdon te mbaje te bllokuar procesin anëtarësues të vendit tonë në Bashkimin Evropian. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.