Plagosi me çifte të birin/ 83-vjeçari i penduar: Isha shumë i stresuar pasi më ka dhunuar

Miks Albania

83-vjeçari Agim Shkullaku që plagosi ditën e djeshme të birin me çifte është shprehur i penduar para grupit të hetimit.

“Në momentin që kam plagosur djalin kam qenë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku qëlloi dy herë me çifte duke lënë të plagosur rëndë djalin e tij, Përparim Shkullaku.

83-vjeçari Agim Shkullaku pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.