Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bathore, ku një 8-vjeçar dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë të banesës.
I mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.