E rëndë në Mat/ Po digjte kashtën e grurit dhe merr flakë vetë, vdes në spital i moshuari 

Nazif Nura ka ndërruar jetë në spitalin e Burrelit, pasi pësoi djegie të rënda. 

Burri me origjinë nga fshati Shoshaj, njësia administrative Lis, po digjte kashtën e grurit, por fatkeqësisht është përfshirë nga flakët dhe ka pësuar djegie të shkallës së lartë. 

Ai është shtruar në spitalin “Xhavit Mara” në Burrel, por nuk i shpëtoi dot plagëve të rënda dhe për shkak të emetimeve të organeve jetësore ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.