Përdhunoi të miturin, arrestohet në Shkodër 75-vjeçari i shpallur në kërkim

Miks Albania

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili rezulton i shpallur në kërkim.

Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Gjykata e Shkodrës i ka caktuar të moshuarit masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin në kërkim K. I., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 19.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”., njofton policia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.