Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku 70-vjeçari Fadil Hunda mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë.
Këto janë pamjet ku policia arreston 31-vjeçarin dhe ka sekuestruar armën me të cilën plagosi 70-vjeçarin Fadil Hunda, në një lokal, aty ku nisi konflikti. Policia ka shoqëruar dhe një person tjetër, 56-vjeçarin A.T, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Ndërkohë janë kryer kontrolle edhe në makinën e autorit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i nisjes së konfliktit.