Anglia kalon në çerekfinale, eliminon Sllovakinë 

Miks Albania

Kombëtarja e “Tre Luanëve” mundi në shtesë sllovakët me rezultatin final 2-1, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. 

Të dyja skuadrat e nisën ndeshjen me një ritëm të lartë dhe shumë agresive, ku vetëm në 17 minutat e para, arbitri u detyrua të nxjerrë 4 herë kartonin e verdhë, 3 herë për lojtarët e Anglisë dhe 1 për sllovakët. 

Rezultati u zhbllokua në minutën e 25 kur Shranz finalizoi në mënyrë të saktë një aksion model. Një gol që çekuilibroi tërësisht anglezët, të cilët e kishin të vështirë të reagonin. 

Në pjesën e dytë, anglezët e shtuan presionin dhe realizuan me Foden, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. 

Kur u duk se ndeshja kishte përfunduar, në minutën e katërt shtesë, Bellingham dërgoi duelin në shtesë. Aty, Anglia nuk fali dhe realizoi me Harry Kane duke siguruar kështu kualifikimin më tej. 

Në çerekfinale, kombëtarja e “Tre Luanëve” përballet me Zvicrën. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.