Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit që po luhen për grupin A të këtij Europiani.
Zvicra po kryeson ndaj Gjermanisë me avantazh minimal. Goli i vetëm u shënua nga Ndoye në minutën e 28-të.
Gjermanisë iu anulua një gol i Andrich për pozicion jashtë loje.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit nuk është shënuar asnjë gol dhe Skocia e Hungaria u ndanë në barazim 45 minutat e para.
Aktualisht Gjermania është në krye të grupit me 6 pikë, ndjekur nga Zvicra me 4, Skocia me 1 dhe Hungaria me 0 pikë.