Euro 2024 nisi me rekorde! Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë

Miks Albania

Nedim Bajramit iu deshën vetëm 22 sekonda për të shënuar golin e parë për Shqipërinë dhe për të vendosur rekordin për golin më të shpejtë në një ndeshje për kupën e Europës.

Bajrami kaloi rekordin e vendosur nga Dmitri Kirichenko, i cili ka shënuar gol në 67 sekondat e para, në ndeshjen Rusi – Greqi në vitin 2004.

Një  gol tjetër i shpejtë ka hyrë në historinë e Euro 2020, kur Luke Shaw shënoi në 1 minutë e 56 sekonda, në ndeshjen Angli – Itali. Bajrami, i cili luan për Sassuolo-n në Itali, ngriti peshë zemrat e tifozëve shqiptarë, megjithëse Bastoni shënoi në minutën e 11. Më pas, Nicoli Barrella i çoi në avantazh “axurrët” në minutën e 16.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.