Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri Edi Rama u prit edhe nga kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama.
Përmes një ceremonie të posaçme, kryeministri Rama u nderua me “Çelësin e Qytetit”.
Kryebashkiku i Prishtinës falenderoi kryeministrin për punën që ai ka bërë për shqiptarët e të gjitha trojeve.
Gjatë ceremonisë, kreu i qeverisë shkëmbeu disa batuta me kryebashkiakun Rama të cilit i tha se tashmë, që ka çelësin do ta vizitojë Prishtinën edhe pa marrë leje.
“Faleminderit që të gjithëve, faleminderit për ftesën. Tani, është e sigurtë që mund të vij pa marrë leje se kam çelësin me vete”, tha Edi Rama.