25 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Miks Albania

Sot është provimi i dytë i Maturës Shtetërore. 25 mijë nxënës do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në orën 10:00. Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Më 18 Qershor është provimi i Matematikës, ndërsa lënda me zgjedhje do jetë më 24 Qershor. Provimet e Maturës Shtetërore kanë peshë për të gjithë maturantët pasi notat llogariten në garën për në universitet.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.