Pas polemikave për deklaratat për homoseksualët, në një seminar ditën e djeshme Papa tha se thashethemet janë për gratë.
“Ne veshim pantallona, duhet të flasim hapur”, citohet të ketë thënë ai,
Në të njëjtën kohë, sipas shtypit italian, Papa Françesku thuhet se iu referua, edhe “problemeve të korrupsionit brenda Dioqezës Katolike të Romës”.
Sipas shumë analistëve, brenda Vatikanit po zhvillohet një konflikt i fshehtë midis krahut progresiv që mbështet papën argjentinase dhe klerikëve të lartë konservatorë, të cilët kundërshtojnë vendimet e tij dhe të gjithë linjën e tij.