Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një pallat në ndërtim e sipër ku ishte punuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”.
Policia njofton se “në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç”.
I riu, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes