Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të premte ën Tiranë, ku efektivja e policisë Aldorjana Loshi (21-vjeçe) i dha fund jetës me armën e shërbimit në banesën e saj në lagjen Ali Demi.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e efektives që u vetëvra me armën e sërbimit.
Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetri.
Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë.