Një pjesëtar i Gardës së Republikës ka përfunduar në spitalin e Traumës me plagë me armë zjarri.
Dyshimet e para janë se gardisti është vetëplagosur.
Në një informacion paraprak policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
AMP ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.