E moshuara refuzon të largohet nga shtëpia, djali dhunon nënën 69-vjeçare në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 46-vjeçarin, i cili ka dhunuar nënë e tij të moshuar.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi V. T., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, shtetases M. T., 69 vjeçe. Dje në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shihej djali duke dhunuar nënën.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 69 vjeçe, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se kjo shtetase, me vetëgjyqësi, nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj, shtetasit V. T.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetase, dyshohet e dhunuar, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. T., 46 vjeç, djali i  shtetases M. T. (e cila shfaqet në video), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 69 vjeçe, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se kjo shtetase, me vetëgjyqësi, nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj, shtetasit V. T.”njofton policia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.