Kuvendi miratoi projektin e Portit të Durrësit, reagon Rama: Do jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi në Kuvend u miratua marrëveshja për Portin e Durrësit.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se është kënaqësi që u hap rruga për marrëveshjen për Portin e Durrësi. Kreu i qeverisë shkruan se projekti do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë.

Kujtojmë që pas mesnate në Kuvend u votua marrëveshja për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër është miratuar marrëveshja për Portin e Durrës. Mirëpo në këtë votim nuk ka marrë pjesë kryeministri Edi Rama, pasi nuk ishte në seancë gjatë procesit të votimit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.