Sëmundja e re potencialisht vdekjeprurëse, e lidhur me Covid-19?

Miks Albania

Quhet MIP-C, sëmundja e re, potencialisht vdekjeprurëse e lidhur me Covid-19, sepse mund të zhvillohet tek njerëzit e infektuar me virusin SarsCoV2, sipas një ekipi studiuesish ndërkombëtarë të udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë dhe Departamenti i Reumatologjisë i Universitetit të Leeds, me koordinimin e Dennis McGonagle të universitetit anglez.

Nga 60 raste të marra në konsideratë në studim janë regjistruar tetë vdekje.

MIP-C duket e ngjashme me një sëmundje tjetër autoimune, dermatomiozitin pozitiv antiMDA5, i cili mund të çojë në sëmundje intersticiale të mushkërive, progresion të shpejtë dhe potencialisht vdekjeprurëse.

Kjo patologji e rrallë shkaktohet nga antitrupat që sulmojnë enzimën MDA5, e cila nga ana tjetër është e aftë të zbulojë SarsCoV2.

Një rritje e rasteve të dermatomiozitit anti-MDA5 pozitiv është zbuluar në Britaninë e Madhe dhe studiuesit e kanë lidhur sindromën e re me Covid-19.

Në fakt, autorët e studimit besojnë se kontraktimi me Covid-19, edhe në një formë të lehtë, mund të shkaktojë një formë të ndryshme të dermatomiozitit anti-MDA5 pozitiv tek pacienti, përkatësisht MIP-C.

Dermatomioziti anti-MDA5 ishte i njohur tashmë, ndërsa MIP-C, sipas studiuesve, ndryshon në shkallën e progresionit dhe vdekshmërisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.