Armina Mevlani e prerë: Rrini larg çunave të mamit

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel u diskutua tema “partneri im është çun mamaje”, e cila ndezi debat.

Moderatorja e njohur, Armina Mevlani, lexoi një mesazh të dërguar nga një ndjekë dhe më pas nuk nguroi t’i japë një këshillë vajzës që e ka shkruar, e cila u shpreh se e vetmja e keqe e partnerit të saj ishte se ishte “djalë mamaje”

Blogerja ishte shumë spontane me reagimin e saj, duke i sugjeruar madje asaj që të largohej nga çunat e mamit.

“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,”-u shpreh Armina.

Mirëpo nuk mbaron këtu! Në mesazhin e ndjekëses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët.

Në këtë moment në njërën anë ishte Fatma, e cila u shpreh se këtu nuk ka asgjë të keqe dhe në anën tjetër Mevlani e cila e konsideroi këtë veprim si një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.