Tensione para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin molotov

Miks Albania

Teksa kreu i qeverisë mblodhi deputetët dhe ministrat për të folur për korrupsionin dhe sundimin e ligjit, opozita po zhvillon protestën e radhës para bashkise së Tiranes.

Dhjetëra simpatizantë së bashku dhe me deputetë te Partisë Demorkatike janë mbledhur para bashkisë për të kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në protest është edhe vajza e ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Ashtu sikur se është bërë zakon edhe në protestën e sotme protestuesit kanë hedhur molotov para ambienteve të bashkisë.

Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë, teksa një polic ka humbur ndjenjat. Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 10:00 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.

Policia e shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës. Kjo është protesta e pestë që organizohet para bashkisë. Tubimi vjen në saj të dosjes “5D”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.