Operacioni në lumin Buna vazhdon edhe sot në ditën e dytë të kërkimit për trupat e nënës 39-vjeçare Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj të mitur 3 dhe 8 vjeç.
Fëmija tjetër, vogëlushja 9 vjeçare u gjet ditën e djeshme e pajetë në lumë, ndërsa dyshimet janë se nëna është vetëmbytur në lumë me tre fëmijët e saj për shkak të dhunë se bashkëshortit, Ergys Arrazi i cili është arrestuar nga policia e Shkodrës. Ndërkohë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetjen e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.