Policia e Durrësit ka arrestuar 17-vjeçarin që shkaktori aksidentin me një viktimë dhe një të plagpsur në Durrës pasditen e djeshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 .
I mituri që drejtonte një makinë tip “Benz” me shpejtësi të madhe përplasi motomjetin me drejtues shtetasin Sh. S. dhe biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi F. Gj.
50-vjeçari F.Gj humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. I mituri akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” ,”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vëndi i aksidentit”.