Një grua është gjetur e pajetë pranë konviktit në Lezhë, ku jetonte e vetme.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila bashkë me zjarrfikësen ka ndërhyrë për të hapur derën.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa trupi i pajetë po dërgohet në morgun e spitalit rajonal në Lezhë.