Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur jugun e Italisë mëngjesin e sotëm. Epiqendra ka qenë në zonën Campi Flegrei (Fushat Flegrae) pak larg nga Napoli .
Tërmeti me thellësi fokale prej tre kilometrash është ndjerë nga banorët, disa prej të cilëve kanë dalë nga banesat e tyre.
Autoritetet, pas kontrolleve në zonën e gjerë, kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar dhe nuk janë shënuar dëme materiale. Në zonën e Cambi Flegreit vihet re një aktivitet i vazhdueshëm vullkanik , me lëkundje të shpeshta sizmike.