Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e Belerit. Ky i fundit qëndron në qeli që prej 12 Majit të vitit të kaluar, kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash.
Disa javë më parë, Beleri u dënua nga Shkalla e Parë e GJKKO me 2 vite burgim, vendim të cilin ai e ka apeluar.