Mjë mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga si pasojë e shirave në aksin Rrogozhinë-Lushnjë pranë fshatit Dushk.
Raportohet se mjeti ka qenë bosh në momentin e aksidentit, dhe në këto momente po nxirret nga kanali nga një tjetër mjet i rëndë. Momentalisht është bllokuar edhe rruga nacionale për shkak të aksidentit, ndërsa është krijuar trafik disa kilometrik.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lirimin e rrugës.